Lajme

Shqipëri: Vret gruan me thikë për xhelozi

By FerizajPress

December 01, 2016

E zonja e shtëpisë, Majlinda është vrarë me thikë nga bashkëshorti, Ruzhdiu. 49-vjeçarja, nënë e 3 fëmijëve, dy vajzave dhe një djali, u gjet e pajetë nga policia në dhomën e gjumit.

Pas një telefonate që i kishte ardhur policisë, forcat e rendit mbërritën në Drizë dhe gjetën në shtëpi 57-vjeçarin. Ai ka deklaruar në momentet e para se e ka qëlluar gruan pas një grindjeje për motive xhelozie, shkruan Top Channel.

Por bashkëfshatarët thonë se çifti ishte fjalëpak, punëtor dhe se nuk kishin probleme mes tyre.

Ruzhdi Luzi e ka pritur policinë pa lëvizur në shtëpi. Ai është arrestuar dhe policia po heton për të zbardhur rrethanat e kësaj ngjarjeje tragjike, që tronditi fshatin Drizë.

.