Lajme

Shqipëri: Si i spastroi partia gjyqtarët që nuk ishin komunistë

By FerizajPress

February 05, 2017

Dervishi bën një paralelizëm me atë çfarë po ndodh sot në sistemin e drejtësisë duke shkruar ne FB:

1951/Spastrimi i fundit i drejtësisë

Deri në vitin 1951 në Shqipëri kishin mbetur një grup fare i vogël gjyqtarësh të vjetër. Këta që prej vitit 1945 nuk gjykonin çështje politike, por vetëm çështje civile. Mirëpo në vitin 1951, në kohën kur Partia e Punës mori vendimin për spastrimin e fundit të të gjithë administratës nga “elementët e mbetur armiq”, u vendos edhe largimi i këtyre gjyqtarëve të mbetur. Gjyqtarët në fjalë ishin profesionistë, por meqë nuk ishin komuniste nuk pëlqeheshin nga regjimi në fjalë. Natyrisht në atë kohë nuk kishte as KLD dhe as KED, por kishte parti. /opinonal/