Lajme

Shqipëri: Plagosen dy peshkatarë dhe dëmtohen tri anije si pasojë e motit të ligë

By FerizajPress

February 06, 2017

Të lënduar nga moti i ligë kanë mbetur Arben Troplini dhe peshkatari Gentian Gjylmega, që u goditën nga litarët e anijes.

Dy peshkatarët e dëmtuar janë dërguar në spitalin e Durrësit nga sektori shëndetësor i portit. Per të normalizuar situatën janë angazhuar 2 rimorkiatorë, si dhe forcat e sigurisë portuale.

Anija e peshkimit “Karmela 2”, që mori goditjen nga “Fides”, është zhvendosur nga vendi i incidentit dhe po mbahet me vinç për të shmangur mbytjen e saj. Të dëmtuara nga situata e krijuar për shkak të motit të keq kanë mbetur edhe dy barka druri. /TCH