Shqipëri, pas martesave gay propozohet legalizimin i prostitucionit

By FerizajPress

July 06, 2016

EURALIUS, misioni i Bashkimit Evropian që asiston autoritetet shqiptare për reformën në drejtësi, propozon legalizimin e prostitucionit, duke kërkuar shfuqizimin e neneve 113 dhe 115 të Kodit Penal.

Vitin e kaluar, Gjykata e Lartë, i kërkoi Gjykatës Kushtetuese shfuqizimin e paragrafit të parë të nenit 113 të Kodit Penal, për t’i hapur rrugë dekriminalizimit të prostitucionit, shkruan lapsi.al.

Në vendimin e saj, gjykatë vlerëson se neni 113 i KP-së nuk përmban diferencim në përcaktimin ligjor, pasi dënon autorët e prostitucionit, që mund të jenë femra ose meshkuj.

Por, Gjykata Kushtetuese e rrëzoi kërkesën e Gjykatës së Lartë.

.