Me kualifikimin e siguruar qysh pas fitoreve ndaj Bullgarisë 7-1 dhe Anglisë 5-1, kuqezinjtë mposhtën edhe Maltën 3-2 në duelin përmbyllës të Grupit D.
Alibegu kaloi përpara skuadrën tonë në minutën e 10-të, por maltezët përmbysën gjithçka me Azopardin (12’) dhe Frendon (19’).
Gjithsesi, në pjesën e dytë ekipi i trajnerit Erind Resuli konkretizoi dominimin e vet duke ripërmbysur disavantazhin me golat e Brahimit (25’) dhe Selmanajt (40’).
Kështu Shqipëria e mbyll grupin me pikë të plota dhe me një golaverazh 15-4. Misioni i radhës tani është raundi eliminator, ku kundërshtarët tanë do të jenë Azerbajxhani, Hungaria dhe Bosnjë-Hercegovina në takimet që do të luhen më 3-12 prill.
Faza finale e Europianit do të zhvillohet më 30 janar 0 11 shkurt 2018 në Lubjana të Sllovenisë.