Sport

Shqipëri – Katar, luhet në një stadium të ‘lodhur’

By FerizajPress

April 09, 2016

Ndeshja miqësore mes Kombëtares shqiptare dhe Katarit do të luhet në “Hartberg Stadion” të Austrisë

Miqësorja mes Shqipërisë dhe Katarit, e programuar më 29 maj në orën 17:30,  do të zhvillohet në “Hartberg Stadion” të Austrisë, në qytetin me të njëjtin emër. Besono ose jo, ky stadium ka kapacitet vetëm prej 4500 ulëseve

Organizatori i kësaj ndeshjeje, IFCS, ka dhënë edhe detaje mbi mënyrën e shitjes së biletave për tifozët e të dy skuadrave, të cilat do të dalin në treg në 22 maj 2016.

Biletat janë specifike për këtë impiant të vogël dhe janë dy llojesh: bileta në vende të ulura që kushtojnë 25 euro dhe bileta për ta ndjekur ndeshjen në këmbë që kushtojnë 15 euro dhe u përket zonave pas portave.

Ky stadium është shtëpia e skuadrës “TSV Hartberg”, skuadër e cila luan në ligën e dytë austriake.