Lajme

Shqetësimet nga tërmeti në Shqipëri

By FerizajPress

July 18, 2018

 

Ditëve të fundit qytetarët në disa qytete të ndryshme në Republikën e Shqipërisë përjetuan disa dridhje radhazi me intenzitete dhe në kohë të ndryshme.

Sipas IGJEUM tërmetet janë regjistruar në lokacionet, Tiranë, Durrës, Kavajë dhe Rrogozhinë, me Magnitudë 4.5 ballë të shkallës Rihter. Këto dridhje shqetësuan banorët e qyteteve shqiptar, të cilët pas dridhjeve nga paniku dhe friga disa herë lëshuan banesat e tyre dhe gjetën qetësin në vende të rrafshta.

Duke pas parasyshë se jemi në stinën e pushimeve verore, dhe kohën kur një numër i konsiderueshëm i qytetarëve kosovarë aktualisht kalojnë pushimet në brigjet e bukura shqiptare, në disa rraste pas termetit kishte edhe shqetësime të çastit nga pushuesit e ndryshëm.

Këto dridhje sipas qytetarëve vendas në ca lagje kishin shkaktuar dëme materiale të vogla.

Të dhënat e fundit sipas IGJEUM: Vendi :11 km, Rrogozhinë. Thellësia. :36 Km Ora :13:05:07 Datë :17.07.2018 Ora :13:05:07 M=4.7

Shkruan Gazmend Badivuku