Sport

Shqetësime te Kroacia, mungojnë tre lojtarë në stërvitje

By FerizajPress

July 10, 2018

Në stërvitjen e kryer sot, ekipit të Zlatko Daliq i kanë munguar tre lojtarë njoftojnë mediet kroate. Sime Vrsaljko, Danijel Subasic dhe Dejan Lovren kanë munguar në stërvitjen e sotme. Vrsaljko vuan nga një lëndim në gju dhe rrezikon paraqitjen, ndërsa Subasic ka gjasa të mëdha të jetë gati për Anglinë, ndërsa për paraqitjen e Lovren nuk ka dyshime. Ndeshja mes Anglisë dhe Kroacisë luhet ditën e mërkurë./Lajmi.net/