Nga Afrim Deimiri. Kjo është njëra nga dhjetë poezitë finaliste të edicionit të tretë të konkursit mbarëkombëtar të poezisë ‘KultStrofa’, organizuar nga KultPlus.
Ustallart’ ia gdhendshin gurt’Shpisëe folshin ndër dhambë mes vetiSe gurë nuk janë ataqë nji fytyrë nuk e kanë
Unë ia vnojsha emnin e pesë motrave t’miakatër të vdekunave e nji të gjalleI bekojsha me emnin e t’vetmit vllae pastaj babën n’sy e kqyrsha
Si kec kcejsha gur m’i gurHapat e mi t’vegjëli muros’sha n’temel t’sajsi guralecë
Unë dhe Shpijamocanikë ishimIu g’zojshim reve pa e ditunçfarë rrebeshe do t’reshninm’i ne
Në qerpiqt’ e lloqit trumcakët i lejshinfërkemt’ e gishtave të kamës e unë të dorësDielli i piqte si simitet e nanësE nga qiella i zbritshim dritaretdhe Shpija bahej me shpirt
Nis’sha ia lyjsha muret me qyreqsi faqet e nanës me t’bardhë t’zhivësNë qeremide vizatojsha plepin me lejleke kur kulmit ia ndajtëm pikën n’dyshe oxhaqeve u vumë pllumba t’teneqesShpija filloi t’i ngjajë babëssi në foton me kapelëe me cigare n’buzët’varun n’baski në dhomëne mysafirëve
Tash baba nana dhe Shpija nuk janë maE unë flas me hijet e tyneShkruej numrin 67Dhe kambtë marrin udhë drejttyne.