Shpëton për mrekulli 37-vjeçari, atentat teksa shkonte te prindërit në Durrës

By FerizajPress

August 18, 2016

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme gjatë mbrëmjes dhe policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Personi të cilit i është bërë atentat ka qenë duke udhëtuar me mjetin e tij, i cili po shkonte tek prindërit, banues në Rrotull. Fatmirësisht, shtetasi në fjalë nuk është dëmtuar, por ka vetëm dëme materiale.

Me të marrë njoftimin, menjëherë në vendngjarje shkuan Efektivat e Policisë, të cilët bënëtë mundur kqyrjen e vendit të ngjarjes, ku u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 4 gëzhonja, kalibri 7.62 mm dhe vijojnë hetimet për zbardhjen dhe dokumentimin e ngjarjes. Materialet i kaluan për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës përveprat penale “Vrasja me paramendim” e mbetur në tentativë dhe” Prodhimi dhembajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”parashikuar në nenet 78,22 dhe278/2 të Kodit Penal.