Ferizaj

Shpëtim Selmani fitues i çmimit “FINESA”

By FerizajPress

February 16, 2018

Ferizaj.16.02.2018 . Mbrëmë në kuadër të manifestimit 10 vjetori i Pavarësisë së Kosovës, u mbajt edhe një koncert festiv me AKV “Kastriotët” (grupi i folklorit dhe valleve).

Në këtë manifestim u bë edhe shpallja e Çmimit Finesa 2017 (Artisti i Vitit).

Nga njëmbëdhjetë konkurrentë, nga komisioni ishin nominuar tre artistë:

Agon Qosa – skulptor Bardh Frangu – shkrimtar Shpëtim Selmani – aktor/poet

I njëjti komision publikoi emrin e fituesit Artisti i Vitit 2017, të aktorit Shpëtim Selmani.