Lajme

Shpërthim te Kuvendi i Kosovës

By FerizajPress

August 04, 2016

Policia e Kosovës ka rrethuar dhe ka mbyllur për qarkullim rrugën “Agim Ramadani”, buzë së cilës ndodhet ndërtesa e Kuvendit të Kosovës.

Një shpërthim i fuqishëm është dëgjuar pak pas orës 23:00, derisa gazetari i portalit Koha.net në vendin e ngjarjes raporton se gjurma e shpërthimit vërehet në fasadën e jashtme të ndërtesës së Kuvendit.