Lajme

Shpërthim në metro të Parisit, alarmohet i tërë kryeqyteti (Foto)

By FerizajPress

February 09, 2017

Pas këtij shpërthimi dhjetëra njerëz janë evakuuar nga stacioni, transmeton lajmi.net.

Sipas raporteve, shpërthimi është shkaktuar nga rryma, mirëpo incidenti ka ngritur alarm në kryeqytetin francez i cili ende është në një gatishmëri të lartë.

Nga ky incident tetë persona janë lënduar. Policia dhe oficerët e sigurisë janë prezent në vendin e ngjarjes./Lajmi.net/