Lajme

Shpërthim i madh në Kinë

By FerizajPress

April 22, 2016

Një depo që përmban kemikale dhe karburant ka eksploduar në qytetin Jingjiang në lindje të Kinës

Qeveria kineze ka thënë se situata në zonën e provincës Jiangsu është nën kontroll dhe se nuk ka të vdekur, transmeton Gazeta Express.

Megjithatë, disa njerëz në atë zonë raportohet se po vuajnë nga mungesa e frymëmarrjes dhe dhimbjeve të gjoksit, pas shpërthimit të një zjarri të madh, sipas mediave lokale.

Zjarrfikësit mund të shihen duke u munduar fikin zjarrin në fotot e postuara në mediat sociale në Kinë.