Lajme

Shpërthen një autobus në qendrën e Stambollit

By FerizajPress

April 18, 2016

Një autobus ka shpërthyer në qendrën e Stambollit, në afërsi të kompleksit Topkapi, shkruajnë mediat turke.

Raportohet se gjatë shpërthimit nuk ka pasur viktima, duke shtuar se bëhet fjalë për autobus të prishur, i cili ka qarkulluar drejt dyqanit për shkak të riparimit.

Tani për tani nuk ka konfirmim zyrtar për arsyen e incidentit, por sipas mediave shpërthimi me siguri ka ndodhur në motorin e prishur të autobusit dhe nuk paraqet akt të terrorizmit.

Pas serisë së sulmeve terroriste në Turqi muajve të fundit, në vend ka mbisunduar atmosferë e tensionuar dhe janë vendosur masa të përforcuara të sigurisë, ndërsa çdo incident shkakton panik te popullata.