Pep Guardiola ka sulmuar Federatën e Futbollit të Argjentinës. Pas deklaratave të numrit një të këtij institucioni se Pep Guardiola është i shtrenjtë për Argjentinën, Guardiola i ka quajtur ato të pavërteta, përcjellë “Lajmi.net”. “Më vjen shumë keq për këto fjalë, ashtu nga Argjentina nuk ka folur kurrë me mua apo me përfaqësuesit e mi”, deklaroi Guardiola. “Ai nuk e di pagën që unë marr. Nuk është e ndershme sjellja e tij”. “Duhet ta gjejë trajnerin në Argjentinë, ky është mendimi im, sepse ka trajnerë shumë të mirë nga Argjentina”, shtoi ai. /Lajmi.net/