Sport

‘Shpërthen’ Di Maria: Mjaft gënjyet…

By FerizajPress

July 22, 2018

Anësori argjentinas ka hedhur poshtë gjitha spekulimet e mundshme për një largim nga PSG në drejtim të Napolit apo skuadrave tjera të interesuara për të. Ish lojtari i Benficas, Real Madridit dhe Manchester United, përmes një postimi në ‘Instagram’ ka thënë se të gjithë spekulimet për largimin e tij nga PSG-ja janë gënjeshtra. “Mjaft gënjyet. Unë do të qëndrojë te PSG”, ka shkruar Di Maria. Di Maria, 30 vjeç, u transferua te Parisi në vitin 2015 dhe deri tani ka shënuar 27 gola në 87 ndeshje zyrtare të luajtura për francezët./Lajmi.net/