Shpërthen bombola e gazit në një lokal në Sarandë, ka të plagosur

By FerizajPress

August 09, 2016

Ngjarja ka ndodhur në një lokal veror në plazhin e quajtur “Pulëbardha” në Ksamil.

Sipas policisë  në lokalin veror në pronësi të Dh.M., dyshohet se ka shpërthyer tubi i bombolës së gazit dhe për pasojë u ka shkaktuar dëmtime të lehta 3 vetave, pronares së lokalit dhe dy punonjësve.

1- Dh.M., 43 vjeçe, banuese në Ksamil (pronare e lokalit)

2- M.B., 19 vjeçe, banuese në Tiranë (punonjëse)

3- Gj.T., 19 vjeçe, banuese në Tiranë (pushuese).

Shtetaset e dëmtuara ndodhen jashtë rrezikut për jetën, por janë nisur drejt Tiranës për mjekim më të specializuar.

Policia po kryen veprimet e mëtejshme proceduriale në lidhje me ngjarjen.

.