Shpërndarja e drogës në zonën e ish-Konviktit, kërkohet dënim me 92 vjet burg

By FerizajPress

April 30, 2016

Këta persona në aktivitetin e tyre kriminal, orientonin blerësit e lëndës narkotike që ta konsumonin brenda ambienteve të ish-konviktit, me qëllim mos-zbulimin e tyre nga ana e autoriteteve shtetërore.

Po ashtu, këta shtetas, realizonin aktivitetin e tyre kriminal, duke krijuar struktura “roje” në dy hyrjet kryesore të godinës së ish-Konviktit, me qëllim që të evidentonin dhe të shmangin ndonjë ndërhyrje eventuale të forcave policore.

Sipas planeve të grupit bën të ditur prokuroria, nëse policia do të ndërhynte për kontroll nga njëra anë, ata do të mund të dilnin ose të fshihnin gjyrmët nga ana tjetër. Duke qenë se godina ishte e madhe, anëtarët e grupit kishin krijuar aksese të ndryshme për t’iu shmangur kontrolleve, shkruan TCH.

Procesi ndaj të pandehurve është zhvilluar me gjykim të shkurtuar dhe ata përfitojnë uljen me 1/3 e dënimit në rast se shpallen fajtorë.

Prokuroria ka kërkuar nga 10 vite burg për Bledjon Liçen, Saimir Liçen,Gentian Koçolin, Marius Koçolin. 12 vite burg është kërkuar për Elton Koçolin, nga 9 vjet burg për Marjus Lakon dhe Erald Zejnunin, për Ronaldo Kovaçin është kërkuar 7 vjet burg dhe për Mario Tepexhikun 7 vjet e 6 muaj. Tetë vite burg prokuroria ka kërkuar për Dorian Sakon./ lajmi.net

The post Shpërndarja e drogës në zonën e ish-Konviktit, kërkohet dënim me 92 vjet burg appeared first on Lajminet.