Drejtori i Drejtorisë së Bujqësisë dhe Pylltarisë, Burim Bajrami, i shoqëruar nga bashkëpunëtoret e tij, gjatë ditës së sotme ka bërë shpërndarjen e plehit artificial azotik 27 për qind për kultivuesit e grurit.
Me këtë rast drejtori Burim Bajrami, ka thënë se në këtë mënyrë, po mundohen që t’ju dalin në ndihme fermerëve ferizajas të cilët merren me kultivimin e grurit.
U bë e ditur se do të shpërndahen 125.000 kilogram pleh azotik ditëve në vazhdim.