Ferizaj

Shpërndahen pako ushqimore për familjet në nevojë

By FerizajPress

March 16, 2023

Drejtoria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale në koordinim me Organizatën “Qatar Charity” ka shpërndarë 300 pako për familet me gjendje të rënduar sociale, me ç’rast janë përfshirë të gjitha kategoritë në nevojë.

Drejtori i DSHMS-së, Dr. Kemajl Emini, me këtë rast falenderoj organizatën “Qatar Charity” dhe popullin e Katarit për mbështetjen e vazhdueshme dhe bashkëpunimin konstruktiv, ndër vite.

Kjo mbështetje është tejet e mirëpritur në prag të muajit të shenjtë të Ramazanit.