Ferizaj

Shpërndahen fidanet e arrave për 20 bujq ferizajas

By FerizajPress

December 02, 2022

Drejtoria e Bujqësisë dhe Pylltarisë në Komunën e Ferizajt po vijon me punën e saj në mbështetje të bujqve e fermerëve ferizajas. Sot, kjo drejtori bëri shpërndarjen e fidaneve të arrave për 20 përfitues dhe shkollën e agrobiznesit në Ferizaj.

Për të mbikqyrur shpërndarjen e këtij kontigjenti të fidaneve me pajisje përcjellëse doli Drejtori i Drejtorisë së Bujqësisë dhe Pylltarisë, Burim Bajrami, i cili tha se kjo mbështetje do të ndihmoj e fuqizoj kultivuesir ferizajas të arrave, duke shtuar kështu sipërfaqet e tyre me këtë kulturë, duke vënë theksin edhe tek subvencionet tjera që kanë ndodhur vazhdimisht e do të ndodhin për të mbështetur bujqit e fermerët ferizajas.