Ferizaj

Shpërndahen 25 centrifuga për nxjerrjen e mjaltit për 25 bletarë ferizajas

By FerizajPress

November 09, 2023

Drejtoria e Bujqësisë dhe Pylltarisë, shpërndau sot 25 centrifuga për nxjerrjen e mjaltit për 25 bletarë të Komunës së Ferizajt, ngjarje kjo ku mori pjesë edhe drejtori i Bujqësisë dhe Pylltarisë, Burim Bajrami i cili u shpreh se ky sektor, pra bletaria vazhdueshëm është mbështetur nga drejtoria që udhëheq, duke vijuar edhe në vitet e ardhshme me këtë mbështetje, që lehtëson punën e bletarëve.