Lajme

Shpërndahen 200 pako ushqimore për familjet e komunitetit RAE

By FerizajPress

September 10, 2016

Zëvendësministri i Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale, Qazim Rrahmani, në bashkëpunim me Ambasadën e Emirateve të Bashkuara Arabe, sot kanë shpërndarë 200 pako me ndihma ushqimore për familjet nga radhët e komuniteteve ashkalinj, romë dhe egjiptianë.Sipas njoftimit për media, Rrahmani tha se këto ndihmat modeste janë shpërndarë nëpër lokalitetet ku jetojnë komunitetet RAE. “Kemi menduar që në prag të kësaj feste të solidarizohemi me këto familje, që sadopak t’ua bëjmë festën më të lumtur dhe të mos ndihen të harruar. Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale dhe Ambasada e Emirateve të Bashkuara Arabe, ka ndihmuar në prag festash komunitetet RAE edhe në të kaluarën”, ka thënë Rrahmani. Rrahmani ka shtuar se kujdesi dhe vëmendja e MPMS-së në përmirësimin e mirëqenies sociale për komunitetet, në veçanti të familjeve në nevojë, do të jetë preokupim i përhershëm.