Editorial

Shpërfaqja e gjuhës dhe fjalorit Milosheviqian në jetën politike dhe parlamentare në Kosovë.

By FerizajPress

August 20, 2017

Remzi Hasani- Më 28 shkurt të vitit 1989 në prag të ndryshimeve kushtetuese në federatën jugosllave ku si pikësynim e kishin suprimimin e autonomisë në Kosovës. Fill pasi me premtime mashtruese se autonomia nuk do të suprimohet, Stipe Shuvar- kreu I komunistëve jugosllav dhe Sllobodan Milosheviq kreu i komunistëve serb arritën të nxjerrin nga horizontet nëntokësore minatorët kosovarë. Menjëherë më 28 shkurt të vitit 1989 në Novi Sad, Titograd dhe Beograd u grumbulluan dy milion protestues serb-mitingash të Milosheviqit, ata me zë të egërsuar thirrnin ti vrasin shqiptarët, ti dëbojnë përtej B jeshkëve të Nemuna të mos pranohen dorëheqjet për Rrahman Morinën, Ali Shukën dhe Hysamedin Azemin si dhe burgosjen e Vllasit, Abrashit dhe Kavajës dhe të tjera burgosje. Demonstruesit nuk arritën ti qetësojnë asnjëri nga krerët e federatës deri në ora 21. Në atë moment kur para atyre u duk Milosheviqi dhe fill pasi dëgjoi thirrjet burgosni Vllasin ai u premtoi se brenda 24 orëve ata do të jenë prapa grilave dhe vërtet ashtu ndodhi. Edhe sot pas tri dekadave kur kujtojmë deklaratën e Anton Çunit thënë në seancën parlamentare kur u rrëzua qeveria se ai nuk do të braktis politikën pa I parë krerët e luftës çlirimtare prapa grilave. Në këtë rrethanë shfaqet një dilemë se kush ishte dhe është bartës i frymës Miloshoviqiane për Kosovën fundja Milosheviq angazhohej të terrorizonte një popull tjetër kurse këta tanë njëri-tjetrin dhe këtë e bëjnë për përfitime të ulëta personale. Edhe Frashër Krasniqi në një seancë konstituive të parlamentit të Kosovës tha ku janë komandantët e luftës, ku janë strukur ata, pse janë aq frikacakë dhe nuk vinë të përballen në seancë parlamentare. Ah more Frashër për turp të qoftë ky emër i nderuar i Frashërinjëve shumë më shumë se ti do të kishte dashtë Serbia që ata të kishin qenë frikacak dhe me një të rrahur të këmbëve do ti kishte ndjekur në Australinë e largët, por ja që nuk ndodhi. Ata I vunë themelet në zjarr e zhdukën Hegjemonizmin serbë nga Kosova dhe përgjithmonë e thyen mitin shovinist serbë mbi Kosovën si djep i Serbisë. Mos i quaj frikacak ata që nuk futën në luftën vëllavrasje. Epo q’ti bësh dikush trimëri dhe patriotizëm e konsideron luftën për çlirim dhe bashkim të atdheut, dikush tjetër me fjalë e don e me veprime e djeg atdheun, e pse jo dikush tjetër trimëri të mos konsideroj edhe rrahjen e gruas dhe lëshimin e gazrave me pluhur për ta matë pastaj ashtu shkallën e trimërisë varësisht nga pluhuri që lirohet në hapësirë. Kurse maja e poshtërimeve deklarative është pohimi i Parim Ollurit i cili 2 dekada pas rënies së komandantit legjendar Adem Jashari me familjen e tij paska zbulua se po të ishte gjallë ai do të ishte bërë milionerë kurse Hamzë Jashari privatizues i pronave publike. Askush nuk mund të thotë me saktësi se çdo të kishte bërë Ademi dhe familja Jashari në këto rrethanat e ditëve të sotme. Por një gjë do të ishte tepër e sigurt po ti kishte synua milionat për të cilat pretendonte P. Olluri nga vitet nëntëdhjeta dera për ekzil ishte hapur kudo në Evropë. Dhe me gjithë ata njerëz që për nderin e Kosovës I lëshoj thellë në gjiun e tokës po ti dërgonte në Gjermani edhe pa punuar fare me ndihma sociale do t ishte bërë milioner. Por Adem Jashari I zgjodhi shkrepat e Kosovës ku u ngulit në altarin e lirisë si komandant legjendar I luftës, duke krijua një shembull heroik që për nga shkalla e sakrificës brenda 3000 viteve të fundit nuk dihet të ketë ndodhë diku në historinë e planetit. Personalisht mundohem të bëjë analiza politike dhe të krijoj opinione për qështje të caktuara. Por nuk di dhe nuk dua të bëjë fall politik. Megjithatë besoj fuqishëm se pot ë ishte Adem Jashari gjallë, dhe ti të bëje një deklaratë aq poshtëruese ndaj dikuj tjetër si ndaj familjes Jashari bindja ime do të ishte se ai së pari ty do ti këpuste veshët dhe nuk do të grushtonte, por do të rrafte shpulla gojës sepse vetëm një ndëshkim të tillë poshtërues e meriton një faqezi si ti. Po pse more gjakprishur faqezi nuk merresh me qindra e mijëra hajdut që sillen vërdallë kudo rreth e rrotull por mundohesh gjoja me analiza të stërholluara ta përbuzësh familjen më emblematike që mbi sipërfaqe e ka nxjerr historia më e lavdishme e luftës për çlirim në tokat e shqiptarisë siç është ajo e Jasharajve. Mos harro more faqezi se Milosheviqit i shkuan shumë dëshmitarë në gjykatën e Hagës. Ai edhe pse kriminel I regjur e mbante kokën lart për krimet e bëra, por më kujtohet kur radha I erdhi një bashkëkombësit tonë për të dëshmuar, e të cilit kriminelët serbë I kishin shuar familjen në tërësi dhe si pasoj edhe ai vetë kishte pësu depresion psikik gjë që ishte I padenjë për të dëshmua. Milosheviqi pasi e torturoi me pyetje provokuese u duk sikur u tregu I mëshirshëm ndaj njeriut që kishte humbur gjithçka dhe papritmas tha unë për këtë njeri nuk kam më pyetje tjera. Por ju faqezinj që jeni rritur në mesin tonë por që fatkeqësisht frymëmarrjen e bëni me mushkrit e Arkanit dhe Vojsllav Sheshelit si nuk keni as turp e as mëshirë për ta nëpërkëmbur një familje që përnjëherë i kishte mbi 60 njerëz të vrarë. Ky qëndrim i juaji dhe i të tjerëve si ju detyrimisht ngrit edhe një dilemë se a janë vërtet fatkeqësia e njëmend për shqiptarët serbët apo vetë shqiptarët për veten e tyre. Aktualisht qortimet që i bëhen minoritetit serb se po vepron nën mbikëqyrjen e Beogradit, ati I lumt sepse po respekton shtetin dhe popullin e vetë por një gjë është shumë e vërtet listën serbe sado që mundohet nuk po e faktorizon Serbia Brenda shtetit të Kosovës por forcat politike shqiptare të cilat duke u grindur dhe duke e mbajtur të ndezur përherë luftën për pushtet dhe dominim ndaj njëra tjetrës, po I detyrohen listës Serbia si aleate për ta shtypur dhe asgjësuar njëri tjetrin. Ja pse ne Enveristët mendojmë se forcat politike dhe shumëkush në Kosovë e kanë vendin e merituar në Burrel dhe Spaç të Mirditës.