Lajme

Shpenzime vetëm për konsum

By FerizajPress

April 11, 2016

Në 9 muajt e parë të 2015-ës konsumi rriti Bruto Produktin, ndërsa eksportet neto e ulën atë.

Sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave dinamika e aktivitetit ekonomik në Kosovë deri në tremujorin e tretë të vitit 2015 vlerësohet të jetë përshpejtuar kundrejt vitit paraprak

Kjo ndodhi si rezultat i rritjes së konsumit të përgjithshëm për 1.5 për qind dhe investimeve për 9.2 për qind.

Në këtë periudhë, konsumi kontribuoi në rritjen vjetore të Produktit të Brendshëm Bruto (PBB) me 1.7 pikë përqindjeje, ndërsa investimet kontribuuan me 2.5 pikë përqindjeje. Eksportet neto që paraqesin dallimin ndërmjet eksporteve dhe importeve, deri në nëntë muajt e parë të vitit 2015 ndikuan negativisht në rritjen vjetore ekonomike me 0.4 pikë përqindjeje.