Lajme

Shpendi harxhon 138 mijë për vetura me lizing (DOKUMENT)

By FerizajPress

April 05, 2016

Komuna e Prishtinës, e cila udhëhiqet nga Shpend Ahmeti, ka vendosur që të marr automjete të udhëtarëve përmes lizingut.

Komuna më e madhe në vend për marrjen me lizing të automjeteve e ka zgjedhur kompaninë “Automita”, të cilës i ka dhënë tender në vlerë prej rreth 138 mijë euro, shkruan portali ‘Infokusi.com’.

Sipas njoftimit për dhënie të kontatës, çmimin mujor që do ta paguaj Komuna e Prishtinës, për lizing të një automjeti është 424 euro, raporton ‘Infokusi.com’.

Nëse kjo shumë kalkulohet në baza vjetore, del se Komuna e Prishtinës i ka marr 27 automjete me lizing nga ‘Auto Mita’./Infokusi.com/