Lajme

Shpend Ahmeti tregon angazhimin e Komunës për largimin e borës në Prishtinë

By FerizajPress

January 06, 2017

Ai thotë se tetë kompani kanë qenë gjatë gjithë ditës në terren. Me disa prej tyre, Ahmeti bën të ditur se  tash i kaluan të gjitha rrugët kryesore dhe ato janë të kalueshme, përcjell lajmi.net.

Kemi shumë kërkesa për rrugë dytësore. Sapo zhbllokuam disa rrugë në lagjen Qëndresa dhe vazhdojmë për pengesa në rrugët dytësore në Tophane dhe Kodër Trimave.

Në orët e pasdites kemi ngritur gjendjen e gatishmërisë në gjendje të jashtëzakonshme. Do t’i angazhojmë edhe dy kompani për fshatra sonte.

Të reshurat janë ndalur përkohësisht dhe kjo na jep mundësi që të zhbllokojmë rrugët kryesore në disa fshatra. Temperaturat shkojnë deri në -19 dhe në -19 kripa nuk krynë punë prandaj vetëm e largojmë borën, ka shkruar ai.

Ai u ka bërë apel vozitësve që  të kenë kujdes dhe pajisje dimërore. Ndërsa qendra e thirrjeve edhe më tutje është në 080012233, 080012244 dhe 080012255./Lajmi.net/

.