Lajme

Shpend Ahmeti sulmohet në Maqedoni (Foto)

By FerizajPress

April 17, 2016

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, është sulmuar nga tifozët maqedonas përgjatë ndeshjes Vardari – Shkëndija, njofton Klan Kosova.

Ky i fundit është sulmuar pasi ka festuar një gol të shënuar në këtë ndeshje.

Lajmin se është sulmuar Ahmeti, e ka treguar edhe Zëdhënësi i Komunës së Prishtinës, Xhevdet Pozhari, përmes profilit të tij në rrjetin social Facebook.

Pozhari, përmes statusit të tij tha se pas gjithë këtij problemi, nuk ka asnjë reagim nga diplomacia kosovare.

Ndërkohë ndeshja mes Vardarit dhe Shkëndijës përfundoi baras 1:1.