Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka reaguar pas konferencës së sotme të ministrit të Shëndetësisë në detyrë Arben Vitia dhe kryeministrit në detyrë, Albin Kurti.
Ahmeti tha se u përmendën dy data për çerdhet 1 qershor dhe 8 qershor. Por Ahmeti tha se nuk kanë pranuar asnjë informatë zyrtarë as për hapjen e as mbi rregullat, njofton Klan Kosova. .
I pari i Prishtinës kërkoi nga prindërit të mos i dërgojnë fëmijët në çerdhet publike derisa çerdhet përkatëse t’i njoftojnë ata për funksionimin e plotë.
Postimi i plotë:
Sot në konferencë për media të qeverisë u fol edhe për rihapjen e çerdheve. U përmenden dy data, 1 qershor dhe 8 qershor. Po ashtu u përmenden edhe rregullat strikte për çerdhet. Por nuk kemi marr asnjë informate zyrtare e as informatë mbi rregullat.
Ne presim që Ministria e Arsimit të qartësojë situaten dhe rregullat, po shpresojmë sonte.
Prandaj, prindër të nderuar, mos i dërgoni fëmijët në çerdhet publike dhe ato me bazë në komunitet në komunën tonë deri ti marrim vendimet dhe rregullat nga niveli qendror dhe derisa çerdhet përkatëse ku i keni fëmijët të ju lajmërojnë për funksionimin e plotë.
Çerdhet do të rihapen këto ditë, por ka nevojë për më shumë detaje e përgatitje.