Ferizaj

Shpallet konkursi për Bienalin e parë të skulpturës SKULPT-FEST 2018

By FerizajPress

February 22, 2018

KONKURS për Bienalin e parë të Skulpturës

SKULPT-FER 2018

Rregullat:

Të drejtë konkurimi kanë artistët nga Kosova dhe viset tjera shqiptare. Artistët mund të konkurojnë me më shumë se një punim, në teknika të ndryshme të skulpturës bashkëkohore. Punimet do t’i nënshtrohen vlerësimit dhe do të përzgjidhen nga juria profesionale; Njëri nga punimet skupturale do shpërblehet me çmimin e Bienalit të Skulpturës “Sculpt-Fer 2018”.

Afati për aplikim: Punimet mund të dorëzohen nga data: 23 shkurt deri më 15 mars 2018 në Galerinë e Arteve në Ferizaj (e hënë – e premte) prej orës 09:00-15:00. Tërheqja e punimeve duhet të bëhet jo më larg se dy javë pas mbylljes së ekspozitës, dhe pas këtij afati kohor Galeria e Arteve – Ferizaj nuk mban përgjegjësi për veprat.

Për çdo informacion shtesë mund të na kontaktoni në numarat e telefonit: +383 45 412-915; +386 49 921-232; Email: galeria.ferizaj@hotmail.com Adresa: Rr. “Ramadan Rexhepi” Galeria e Arteve, 70 000 Ferizaj, Kosovë