Lajme

Shpallen tre fituesit e parë të garës së vrapimit të oficerëve dhe nënoficerëve

By FerizajPress

October 20, 2016

Ministri i FSK-së, Haki Demolli tha se aktivitetet e tilla po bëhen me qëllim të bashkëpunimit të FSK-së dhe Ajovës.

“Përpos vizitave në shtetin e Kosovës po bëjmë edhe këtë kros 5km me sloganin “Së Bashku Për Paqe”. I falënderoj të gjithë ata që e kanë suportu krosin. Fituesit e garës do të shpërblehen me medalje dhe certifikata”, tha Demolli.

Zymer Halimi, gjeneral i Brigadës, tha se motoja e kësaj gare është  ‘Së bashku më të fortë” , gjë e cila dëshmon më së shumti  bashkëpunimin për paqe dhe punë  të tjera së bashku.  Gjeneral i Ajovës, Timothy Our, tha se fuqia e shteteve tona është në zemrat tona. Ai ka thënë se mezi pret që ti nderojë me medalje e certifikata fituesit.

Ai ka treguar se krosi realizohet nga sheshi “Skënderbeu”, deri në rrethin e qytetit te QKUK-ja.

.