Kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka, ka shpallur rezultatin e zgjedhjeve të gjashtë tetorit.
Daka fillimisht ka treguar statistikat e përgjithshme.
“Janë statistikat e përgjithshme, numri i votuesve të regjistruar ka qenë një 1 milion e 961 mijë votues. Numri i votuesve që kanë votuar jashtë vendvotimeve është mbi 50 mijë dhe pjesëmarrja në votime është 44,72%. numri i pranuar i fletëvotimeve të vlefshme është 844.121 fletëvotime, të pavlefshme 25.485 fletëvotime”, ka thënë ajo.
Ajo ka treguar edhe rezultatet e subjekte politike.
“Rezultatet sipas subjekteve politike janë:
Lëvizja Vetëvendosje ka fituar gjithsej 220.811 vota ose 26,29%, LDK-ja 206.458 ose 24,458%, PDK-ja ka 178.645 ose 21,163%. AAK-PSD ka 96.883 vota ose 11,47t%, Lista Serbe 57.015 vota ose 6,74%, Nisma-AKR-PD 42.072 vota ose 4.984%”, tha Daka.
LDK-ja 206.458 ose 24,458%, PDK-ja ka 178.645 ose 21,163%. AAK-PSD ka 96.883 vota ose 11,47t%, Lista Serbe 57.015 vota ose 6,74%, Nisma-AKR-PD 42.072 vota ose 4.984%”, tha Daka.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka shpallur rezultatet përfundimtare për zgjedhjet e 6 tetorit.
Kryetarja e këtij komisioni ka bërë të ditur se Lëvizja Vetëvendosje ka 32 deputetë, Lidhja Demokratike e Kosovës ka 29 deputetë, Partia Demokratike ka 25 deputetë dhe koalicioni AAK-PSD ka 14 deputetë, njofton Klan Kosova.
VV ka 32 deputetë
LDK ka 29 deputetë
PDK ka 25 deputetë
AAK-PSD ka 14 deputetë
Lista Serbe ka 10 deputetë
Vakat ka 2 deputetë
Partia Liberale Egjiptiane ka 1 deputet