Gjobiten me nga 10 mijë franga për sjellje “josportive” FIFA ka publikuar vendimin për tre lojtaret e kombëtares se Zvicrës, Xherdan Shaqirin, Granit Xhakën dhe Stephan Lichtsteiner që bën shqiponjën gjatë ndeshjes më Serbinë.
Ata nuk janë suspenduar nga FIFA ashtu siç kishte kërkuar Federata e Futbollit të Serbisë për shkak të festimit të golave me simbolin e shqiponjës dhe do të jenë në gjendje të luajnë kundër Kosta Rikës të mërkurën. Por FIFA vendosi të gjobitë me nga 10 mijë franga Granit Xhakën dhe Xherdan Shaqirin për siç thuhet sjellje josportive dhe me 5 mijë franga kapitenin Stephan Lichetsteiner