Ferizaj

Shoqërohen në polici pesë persona në Kaçanik, luanin bixhoz

By FerizajPress

December 28, 2021

Mbrëmë, rreth orës 23:50 Policia e Kaçanikut nga Drejtoria Rajonale ePolicisë në Ferizaj, ka pranuar një informacion inteligjet se , në një lokal nëfashatin Dubravë të kësaj komune dyshohej se disa persona ishin dukezhvilluar aktivitet joligjorë, duke luajtur bixhoz.Njësitet reaguese në mbështetje edhe nga hetuesit e këtij stacioni kanëreaguar menjëhërë dhe aty kanë hasur pesë (5) persona duke luajtur bixhoz.Me këtë rast, policia ka marrë veprimet e nevojshme hetimore, ka bërëfotografimin dhe si dëshmi materiale kanë gjetur një fletore me shënime tëpersonave, një shumë të caktuar të parave gjatë lojës, dhe letra që janëpërdorur për të luajtur bixhoz, të cilat edhe janë konfiskuar.Pasi janë kontrolluar personat e dyshuar, të njëjtit janë shoqëruar në stacioninpolicor në Kaçanik dhe pas intervistimit nga policia , me vendim të Prokuroritnga Prokuroria Themelore në Ferizaj është inicuar rast penal ‘’Organizim iskemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm’’ për procedura të mëtejmehetimore.