Ferizaj

Shoqëria Bjeshkatare Alpiniste “Lybeteni” me ecje për sensibilizimin kundër kancerit të gjirit

By FerizajPress

October 25, 2021

Fundjavat tashmë janë bërë të zakonshme të spikaten me aktivitete të shumëllojta sportive në Ferizaj e më gjerë. E tillë është edhe ecja vetëdijesuese kundër kancerit të gjirit, në kuadër të muajit Tetor për sensibilizimin e kësaj sëmundje e që këtë vit u shënua me moton “Zbulimi i hershëm – shpëtim i jetës”.

Ishte Shoqëria Bjeshkatare Alpiniste “Lybeteni” me organizatore Njomza Baftiu dhe grupi i saj, që dje, me ecjen skaj Ujëvarave të Valbonës, përçoi këtë mesazh, aktivitet ky që u realizua me mbështetjen edhe të Komunës së Ferizajt.

Siç shprehen edhe organizatorët, kjo ecje simbolike paraqet një kontribut të shoqërisë sonë në luftë kundër kësaj sëmundje e cila vazhdon të marrë jetë. Ecja u realizua në Parkun Kombëtar “Lugina e Valbonës” ku pjesëmarrësit përveç kontributit të tyre në këtë ecje përjetuan bukuritë e vjeshtës në natyrën e bukur të Parkut të Valbonë