Ferizaj

Shoqatat “Lepenci” dhe “Agora” organizojnë turnirin memorial në peshkim

By FerizajPress

October 14, 2019

Shoqata E Peshkatarëve Sportiv dhe Rekrativ“Lepenci” në Ferizaj në bashkëpunim me Klubin e Peshkatarëve Sportiv “Agora” nga Ferizaj organizuan turneun memorial në peshkim në tapë “Epopeja e Jezercit” turne ky që u kushtohet Dëshmorëve të Kombit të Ferizajt. Ne turne i cili u mbajt ne Liqenin e Livoqit morën pjese 38 garues.

Në këtë garë fitues, në garën Individuale vendin e parë e zuri Jeton Mulolli me 2 kilogram e 190 gram peshk të zënë.

Në garën ekipore ekipi “Elita” nga Gjilani zuri vendin e pare. Vendi i dyte i takoi ekipit “Trofta” nga Peja, kurse e treta u radhit ekipi “Ujmani” nga Mitrovica.

Në garën për femra vendin e parë e zuri Remzije Puka-Krivaqa. Ndërsa e dyta u radhit Ilda Ramadani

Në këtë garë më të mirët u nderuan me mirënjohje, medalje dhe kupa.