Ferizaj

Shoqata “Miqtë e Amerikës” nderon me mirënjohje kompaninë “Kosova Model”

By FerizajPress

June 11, 2018

“Me rastin e 10 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës e 14 vjetorit të themelimit të shoqatës “Miqtë e Amerikës”, e vazhduam iniciativën që mediumeve informative dhe disa personaliteteve që na kanë përkrahë me ua nda nga një dhuratë modeste.

Sot, një delegacion i shoqatës “Miqtë e Amerikës” ia dorëzoi z. Pajtim Sopaj në emër të “Kosova Model”, Koshare, një Mirënjohje për përkrahjen që na kanë dhënë me vendosjen e dyerve në shtëpinë që e kemi ndërtuar donacion në fshatin Konjuh -Lipjan” thuhet në njoftimin e  Shoqatës “Miqtë e Amerikës”