Anulon memorandumin e mirëkuptimit për ndërtimit të stadiumit të
qytetit të Ferizajt
SHAKS shpreh indinjatën e thellë ndaj Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, para disa ditëve ka njoftuar Komunën e Ferizajt se memorandumi i nënshkruar për stadiumin e qytetit nuk mund të ekzekutohet në mungesë të mjeteve buxhetore. Sipas memorandum mirëkuptimit parashihet rregullimi i stadiumit të ri në hapësirën e stadiumit të qytetit “Ismet Shabani” në vlerë prej 10 milion euro. Ky memorandum ka qenë i nënshkruar nga qeveria e kaluar dhe me të parashihej të përfitojë qyteti i Ferizajt. Derisa Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit si arsye të saj citon faktin se nuk ka mjete buxhetore në anën tjetër ajo ndan mjete dhe projekte për qytete dhe objekte tjera sportive si Prizren rregullon pishinën olimpike, në Pejë kërkon fillimin e ndërtimit të Qendrës Nacionale të Xhudos, Palestra Sportive në Samadrexhë të Vushtrrisë, në Kamenicë stadiumi i futbollit e gjetiu. Në buxhetin e Reepublikës së Kosovës të vetmin projekt që ka paraparë kjo ministri është ndarja e mjeteve për renovim të stadiumit dhe në këtë vit ka ndarë vetëm 200,000 mijë euro. Nga ky veprim shihet se Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit për dikë është “nënë” e për dikë “njerkë”.
Shoqata Aksioni Kulturoro Sportiv (SHAKS)