Të jesh në modë dhe të mundohesh të tregohesh se po përcjell modën janë dy gjëra të ndara.
Por si duket njëri nga reperët kosovarë po vazhdon të mendojë se është vërtetë në modë.
Edhe pse tashmë në moshë dhe gjithnjë ende pran muzikës, Ghetto Geasy këtë herë ka dështuar me zgjedhjen e veshjes së tij.
Madje bluza të cilën ka vendosur ta vë mbi trup të bën të dyshosh mos ka rastisur të jetë e femrave!
E shqyer mu në pjesën e gjoksit dhe me ngjyra rozë është pikërisht bluza të cilën Geti ka vendosur ta veshë në fotografinë e fundit të tij në Instagram.
Reperi i cili ka pak kohë që ka publikuar projektin e tij të fundit e që është kritikuar për kopjim të pamjes të cilën kanë realizuar në videoklip vazhdon të posedojë në biografinë e tij në Instagram atë se është një ‘Dizajnues mode’ që duket se këtë herë ia huqi.