Sport

Shokët e Gashit tregojnë “çmenduritë” e kosovarit (VIDEO)

By FerizajPress

September 28, 2016

Së fundmi, Colorado i ka kushtuar një video Gashit ku shokët e tij të skuadrës zbulojnë informacione që jo të gjithë i dinë për të, shkruan “Panorama”.

Kevin Dojl: “Gashit i pëlqen shumë moda, gjithnjë vishet mirë. Më së shumti i kam zili kontratën e sponsorizimit me ‘Lui Viton’.”

Bobi Bërling: “E kam ndihmuar Gashin së fundmi që të marrë patentën këtu dhe kam folur me të në lidhje me makinën që ka ndërmend të blejë. Mësova që në Zvicër ai zotëron një ‘flotë’ të madhe makinash, diçka shumë interesante.”

Dajlon Pauers: “Diçka që di për Gashin është se ai ka një zakon që gjithnjë bën terapi me akull për gjunjët dhe kofshët. Askush nuk e di pse e bën këtë, por ai thotë se është shumë e rëndësishme.”

Xhared Uats: “Gashi është një profesionist i vërtetë dhe një mjeshtër i madh i zanatit të tij. Diçka interesante për Gashin është se ai kërkon të ketë masazh për këmbët çdo ditë, para dhe pas stërvitjes.”

Marlon Herston: “Gashi adhuron masazhet për këmbët. Ai është një nga futbollistët me më shumë eksperiencë në ekip dhe po performon shumë mirë.”

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 6S dhe Samsung Galaxy S6.  

.