Lele Kupa ishte duke kaluar rrugën kur u godit nga një makinë tip Benz që drejtohej nga 19-vjeçari Alban Kullai. Nga hetimet paraprake dyshohet që shkak për aksidentin të jetë bërë shpejtësia tej normave të lejuara të qarkullimit rrugor me të cilën udhëtonte i riu. Por po ashtu, edhe i moshuari i ka ndërprerë rrugën në mënyrë të papritur.
Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në polici.