Shëndetësi

Shmangni prekjen e dy objekteve nga përditshmëria, për të mos iu zënë gripi (Foto)

By FerizajPress

October 17, 2017

Angela Chalmer nga Australia, kryesuese e një hulumtimi për parandalimin e përhapjes së gripit, ka bërë të ditur se shmangia e prekjes së banakut në lokale dhe mbajtëseve në autobus, ndihmon në evitimin e përhapjes së virusit.

Sipas studimit, duhet pastruar duart shpesh dhe me sapun, posaçërisht pasi të keni fryrë hundët, transmeton Telegrafi.

“Në hundët tona mblidhet papastërti e madhe dhe viruse, që më pas përhapen sërish kur çlirohemi. Është me rëndësi të bëhet kujdes në këtë aspekt”, ka thënë mes tjerash Chalmer.

Xheli kundër baktereve, ka efekt të menjëhershëm dhe ndihmon në pastrim po që se nuk keni kushtet e duhura, por aplikimi i ujit dhe sapun është i domosdoshëm.

“Mos i prekni sytë, hundën ose gojën kur jeni në vende publike, ndërsa pastrohuni mirë kur shkoni në shtëpi”, thuhet më tej lidhur me rastin.

Spreji kundër baktereve të hundës, këshillohet të mbahet pranë vetës, kryesisht për ata që shfrytëzojnë transportin publik, apo qëndrojnë në hapësira me shumë njerëz. /Telegrafi/