Lajme

Shkupi sot u zgjua me -21 gradë, Mavrova me 62 cm borë

By FerizajPress

January 12, 2017

Siç informon DPHM, lartësia e shtresës së borës deri në orën shtatë është më e madhe në Mavrovë, 62 centimetra, ndërsa më e vogël në Dojran, një. Në Llazaropole ka 47 centimetra borë, në Pozharan 41, 36 në Topollçan, 29 Berovë, 27 Dibër, 26 Gjurishte, 25 Tetovë, 24 Krushevë, 19 Manastir, 18 Kriva Pallankë, 16 Kumanovë dhe Strumicë, 15 Ohër dhe Pretor, 14 Demir Kapi, 13 Shtip, 12 Vinicë, 10 Prilep dhe Shkup Petrovec, 8 Shkup, dhe dy Gjevgjeli.

Për 24 orë kanë rënë tre litra në një metër katror reshje në Llazaropole dhe Manastir, dy në Dibër, Demir Kapi dhe Pretor dhe një në Topollçan, Strumicë, Krushevë, Dojran.

Gjatë natës moti ishte i kthjellët, ndërsa në mëngjes me diell, me vranësira të vogla deri në mesatare dhe shumë i ftohtë, nëpër disa fushëgropa me mjegull të dobët. Vetëm në disa vende ka rritje të vranësirave.

.