Lajme

Shkup – Protestuesit shpërthyen kordonin policor dhe u nisën drejt Parlamentit (Video / foto)

By FerizajPress

April 13, 2016

Mijëra qytetarë të cilët dogjën fotografitë e presidentit maqedonas Gjorge Ivanov para zyrës së tij për lidhje me qytetarët në qendër të Shkupit (te “Rekordi”), e shpërthyen kordonin policor dhe shkuan drejt Parlamentit.

Atje ata hasën në një kordon tjetër policësh.

Qendra e Shkupit vlon nga policët, të cilët janë nxjerrë për të parandaluar përballjen direkte të protestuesve dhe kundërprotestuesve të organizuar nga VMRO-DPMNE-ja në pushtet.

[youtube https://www.youtube.com/watch?v=c1OC7hmSkuM]