Lajme

Shkruan BBC: “Historia e dashurisë së Kosovarëve për Klintonët” (Foto/Video)

By FerizajPress

October 27, 2016

Në sy mund të bjerë “Bulevardi Xhorxh Bush”, që i referohet ish-presidentit amerikan i cili këmbënguli se Kosova duhet të bëhet e pavarur, shkruan BBC, transmeton lajmi.net.

Por, një nderim të veçantë i bënë edhe njeriut që Kosova e konsideron të çmueshëm për të bëmat e tij, Bill Clinton, e që një pjesë të një lagje e emëruan “Bulevardi Bill Clinton”.

Në vitin 2009, në këtë zonë në Prishtinë është ngritur monumenti i tij, që vetë Clinton e ka zbuluar.

E kjo dashuri e pafundme, u shfaq edhe tek familja e tij. Vetëm pak metra më larg, është hapur edhe një dyqan me emrin Hillary, ku brenda saj janë veshje të stilit të saj, madje brenda e mbushur me fotografi të saja. E në një pjesë tjetër të qytetit, është edhe dyqani tjetër Hillary 2.

Elda Morina së bashku me babain e saj, është ajo e cila dha idenë për dyqanin me veshje klasike dhe sugjeroi ta emërojë Hillary Clinton për nder të saj.

Elda thotë se ajo ka tërhequr kliente besnike, madje janë të kënaqura me këtë stil që dyqani ka.

“Kam kliente besnike, janë gra të bizneseve dhe politikës”.

Kosovarët kanë një dashuri dhe respekt të veçantë për të dy, madje shpesh Bill Clinton e konsiderojnë të jetë si shenjtor.

E për t’u kthyer edhe njëherë tek Bulevardi i Bill Clinton dhe butiku Hillary, pronarja e saj Elda dhe se do të ishte shume e lumtur sikur Hillary t’i fitonte zgjedhjet presidenciale.

“Kushdo që fiton është në rregull për mua, por kemi dëshirë të fitojë ajo, do të ishte mirë për të gjithë ne”, tha ajo.

Ndër të tjera me dashurinë e madhe që ka ndaj saj ajo tha: “Kosovarët i admirojnë Klintonët, kjo është arsyeja”.

Për më tepër, Gazetari i BBC-së Guy De Launey ka vizituar dyqanin për të parë më shumë dhe për të zbuluar rreth kësaj./lajmi.net

 

 

 

 

.