Rreth orës 04:15, policia në Ferizaj është njoftuar për një rast, “Vrasje në tentativë” i ndodhur në
fshatin Dardani.
Sipas dëshmitarëve në vendin e ngjarjes,i dyshuari L.D.24 vjeç,pas një zënke me personin N.P.25
vjeç, kishte kërcënuar viktimë me armë dhe pas ndërhyrjes së dy personave për ta qetësuar situatën,
i dyshuari ka shkrepur armën pesë herë ,me q’rast tre personat marrin lëndime trupore, ku njeni
dërgohet në spitalin e Gjilanit,ndërsa dy të tjerë në Ferizaj e pastaj në QKUK Prishtinë.
Pas dhënies së ndihmës së parë,njeni nga viktimat lirohet për në shtëpi,ndërsa dy të plagosurit tjerë
kan mbetur për trajtim të mëtejmë mjekësor.
Veprimet e shpejta të hetuesve policorë, kanë rezultuar me arrestimin e personit të dyshuar. Me
këtë rast policia ka arritur të gjej dhe konfiskojë revolen e cila dyshohet se është përdorur nga i
dyshuari.
Hetuesia është duke punuar në zbardhjen dhe në motivet e këtij rasti.
Me urdhër të prokurorit, të dyshuarit i është shqiptuar masa e ndalimit policor për 48 orë.