Ka shkuar në tre numri i të prekurve me koronavirus në Kosovë. Dy rastet e para janë konfirmuar dje.
Këtë sapo e ka bërë të ditur Ministri I Shëndetësisë Arben Vitia në një konferencë për medie.
“Pas identifikimit të rasteve të para Qeveria ka marr masat e nevojshme për mbrojtje nga corona virusi. Sot me keqardhje më duhet të njoftoj se është evidentuar edhe një rast I ri, një I afërm I të ifektuarir nga komuna e Vitisë ka thënë Ministri Vitia.
Mbrëmë, Qeveria ka marrë vendim që t’i ndalojë hyrje-daljet në komunat Klinë dhe Viti, ku kanë banuar dy personat e infektuar.