Shkon në katër numri i të vdekurve nga zjarrvënia në spital

By FerizajPress

July 27, 2016

Ngjarja ndodhi dy ditë më parë, ku Lefter Cani, 57 vjeç nga Gjirokastra, pasi spërkati me benzinë Saraçin i zuri zjarrin. Përveç, këtyre dy personave të vdekur mbetën dhe dy paciente që ndodheshin të shtruara në të njëjtën dhomë, Sanie Sulaj, 55 vjeçe nga Mamurasi dhe Hani Mali, 55 vjeçe nga Laçi, shkruan panorama.

Nga hetimet për të zbuluar shkakun e zjarrvënies, Saraçi gjatë marrjes në pyetje nga prokurorët ka deklaruar se nuk ka pasur asnjë konflikt me Lefter Canin dhe se ky i fundit “ndoshta e ka sulmuar me benzinë për shkak të radhës, për ato rastet kur ai e ka marrë shërbimin para tij”.

Grupi i hetimit ka dyshime se ngjarja mund të jetë edhe pasojë e ndonjë momenti kritik emocional apo psikologjik nga ana e 57­vjeçarit Lefter Canaj. Dyshimet kryesore, ndonëse ende pa prova, janë se ai mund ta ketë përjetuar keq kohët e fundit faktin se shërbimi i hemodializës mund t’i jetë dhënë Dashamir Saraçit para tij.

.