Shkon në 20 numri i të vdekurve në Maqedoni, 6 të zhdukur

By FerizajPress

August 07, 2016

 

Nga përmbytjet, të zhdukur kanë mbetur gjashtë persona, për të cilët janë angazhuar ekipet në terren, transmeton KosovaPress.

Viktimat janë nga Haraçina, Hasanbegu dhe Stajkovci, si vende më të goditura nga moti i ligë.

Ndryshe Banorët e lagjes së Hasanbegut, kanë rrëfyer për tmerrin që kanë përjetuar gjatë vërshimeve duke thënë se kjo nuk ju kishte ndodhur asnjë herë më parë. Ata thonë se me vite të tëra kanë kërkuar rregullimin e kanalizimit për të shmangur situata të tillë, por se fatkeqësisht nga autoritetet kompetente nuk është ndërmarr asgjë në këtë drejtim.

Mbrëmë në Spitalin e qytetit ndihmë kanë kërkuar 21 persona të cilët kanë marrë lëndime gjatë vërshimeve, 7 prej të cilëve janë mbajtur për kurim të mëtutjeshëm, kështu ka njoftuar mjeku kujdestar Viktor Kamillovski. Sipas Kamillovskit edhe më tej vijnë persona të tjerë të cilët kanë marrë lëndime nga vërshimet që mbrëmë kaploi Shkupin me rrethinë.

.